MENU
klinika

Këngëtarja e njohur “masakrohet” në rrjet

Po fsheh prejardhjen shqiptare, duke u hequr si afro-amerikane

12.08.2020 - 10:58

Rita Ora po akuzohet për falsifikimin e prejardhjes së saj në rrjete sociale.

Kjo ka ardhur si pasojë e disa komentuesve në rrjetin social Twitter, të cilët vetëm së fundmi kanë zbuluar se këngëtarja është shqiptare, pavarësisht se ajo që në fillimet e saj ka folur vazhdimisht për rrënjët e saj nga Kosova, shkruan Daily Mail.

Daily Mail shkruan se rrjetet sociale po gumëzhijnë pas një fototje që tregon se prindërit e saj janë të bardhë e ndërsa këngëtarja është me ngjyrë. Gjë kjo që tregon se ajo ka zgjedhur të ndjekë një kuluturë tjetër.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now” më parë kishte rrëfyer për prejardhjen e saj, duke treguar se prindërit e saj kishin shkuar si refugjatë në Londër.

Por, për shkak të stilit që ajo prezanton në skenë dhe paraqitjet e saj, ka bërë që shumë kritikues ta akuzojnë atë për ‘blackfishing’.

‘Blackfishing’ është term, i cili përdoret për personat të cilët falsifikojnë prejardhjen e tyre, duke përvetësuar një kulturë tjetër.

“Rita Ora nuk është person me ngjyrë dhe që të dy prindërit e saj janë të bardhë. Ajo ka qenë duke falsifikuar prejardhjen”, ka shkruar një komentues.

Postimet e këtij lloji kanë marrë mbi 100 mijë pëlqime, ndërsa Rita shihet me gërsheta të stilit afro-amerikane, çka sipas komentuesve, tregon se ajo po hiqet si tjetër njeri, për të përfituar më shumë famë pas lëvizjes së fundit që ka pushtuar gjithë botën, për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.

Rita dhe familja e saj u shpërngulën në Londër gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë mijëra persona.

Vetë Rita në fakt, e ka pranuar se është me origjinë nga Kosova dhe s’e ka mohuar ndonjëherë prejardhjen e saj shqiptare.