MENU
klinika

Po transportonin emigrantë të paligjshëm

Policia vë në pranga tre persona në Korçë

29.08.2020 - 10:17

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionit “Perimetri”, efektivët e Korçës kanë arrestuar në flagrancë tre persona, të cilët po transportonin me dy makina nëntë emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës.

Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale L. P, 38 vjeç, F. F, 20 vjeç dhe K. Gj, 26 vjeç, të tre banues në Shkodër. Këtë persona kundrejt përfitimit financiar u kishin premtuar emigrantëve kalim në vendet e Bashkimit Europian.

Shqipëria është kthyer vitet e fundit në një portë hyrëse për emigrantët, të cilët synojnë të depërtojnë më pas drejt vendeve perëndimore.

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet partnere pothuajse çdo ditë ka goditur raste të trafikimit të klandestinëve, kryesisht të atyre që vijnë nga Siria, Iraku por edhe nga Bangladeshi.