MENU
klinika

“L’Univers”, 1880

Premtimi i Ali Pashë Gucisë, ulqinakëve: Rezistoni…

02.08.2020 - 16:56

       “L’Univers” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me premtimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj ulqinakëve, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Na shkruajnë nga Shkodra, më 9 nëntor:

“Drejtuesit e lidhjes shqiptare, në një konferencë me drejtuesit e tjerë të vendit, kanë vendosur të rezistojnë me forcë.

Ali Pasha nxit dhe inkurajon ulqinakët nga Gucia që të rezitojnë, duke u premtuar atyre ndihmë të shpejtë dhe të fuqishme.

Dervish Pasha heziton të përdorë forcën, nga frika se trupat e rregullta mund të vëllazërohen me shqiptarët.”