MENU
klinika

Drejtori i Kufirit të Gjirokastrës:

“Presim njoftim nga pala greke për të vijuar punën”

16.08.2020 - 10:27

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Gjirokastrës, Arben Jaco ka bërë me dije në një deklaratë për shtyp nga Kakavija se kuota prej 750 personash për të kaluar nga pika kufitare është drejt limitit.

Ai thotë se deri tani kanë kaluar rreth 700 persona, teksa pritet një njoftim pozitiv nga pala greke.

Sipas Jacos, kundrejt Kapshticës shpreson që në Kakavijë të vijojë puna me një përgjigje pozitive nga pala greke.

”Nga nesër me test COVID_19 negativ, dhe nr. Limit prej 750 personash që duhet të përmbushin kriteret. Dhe këto kritere vijojnë deri në njoftim të dytë. E njëjta gjë lidhet dhe me Kapshticën, të njëjtat kritere, aty do të jetë 300 limiti. Aktualisht aty është pezulluar kalimi për në Greqi.

Po vijojmë normalisht. Presim njoftimin nga pala greke. Dhe jemi gati të përballojmë fluksin. Nuk kemi njoftim për mbyllje. Presim një përgjigjie pozitive.

Nga dita e nesërme s’lejohet asnjë shtetas shqiptar rezident në Greqi pa test Covid negative. Deri tani jemi në limitet, rreth 700-ës. Presim konfirmim pozitiv nga palat greke për vijim të punës.”- tha Jaco.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbyllet edhe Kakavija!

Plotësohet kuota prej 750 personash