15.08.2020 - 20:53
Prindërit janë paralajmëruar të bëjnë kujdes me ndenjëset e fëmijëve, pasi kërkimet kanë zbuluar që shumë prej tyre janë të rrezikshme.
9 nga 10 familje raportuan probleme që kishin të bënin me sedilje të dëmtuara, në masën e gabuar ose që vinin pa udhëzime. Por gjithsesi një sondazh zbuloi se më shumë se gjysma e prindërve ende i përdornin ato, pavarësisht rrezikut të mundshëm.
Këto defekte në dukje të vogla mund të shkaktojnë humbjen e jetës së fëmijës në një aksident.