MENU
klinika

Analizë

Pandemia/ Pse shtetet e mëdha gjejnë vështirësi?

01.08.2020 - 08:44

India tani është epiqendra e pandemisë globale të koronavirusit. Ajo renditet pas SHBA dhe Brazili në raste të konfirmuara.

Është gjithnjë e më shumë e mundshme që India do të fillojë së qeni vendi me shumicën e rasteve Covid në botë. Kjo nuk është për shkak të popullatës së saj masive; Edhe Kina ka mbi 1 miliardë njerëz. Është një reflektim i faktit që vendet e mëdha, janë në disavantazh në trajtimin e pandemive.

Kombet e vogla si Zelanda e Re apo Tajlanda mund të menaxhojnë rrjedhën e infeksioneve duke mbyllur kufijtë e tyre ndërkombëtarë. Por kufijtë e brendshëm janë aq porozë në Indi saç janë dhe në SHBA. Imagjinoni, sa e pamundur do të kishte qenë për Evropën të rrafshonte kurbën e saj nëse nuk do të kishte pezulluar marrëveshjen e Shengenit dhe lirinë e lëvizjes për 450 milion njerëz.

Presioni për t’u “rihapur” në vende të tilla është gjithashtu më i madh. Kombet e mëdha bëjnë mirë ekonomikisht sepse kanë tregje të mëdha, të ndërvarura dhe të larmishme. Si pasojë, ata nuk mund të përballojnë që këto zinxhirë furnizimi të prishen për një kohë të gjatë. Për dallim nga SHBA, India ishte e shpejtë për të imponuar një bllokim të duhur në mbarë vendin, me një kosto të madhe ekonomike dhe njerëzore.

Kjo i jep një premisë qeverisë efektive. Mbajtja nën vrojtim e lëvizjeve dhe rasteve të infeksionit kërkon një shtet të centralizuar, idealisht i gatshëm të spiunojë qytetarët e vet, siç është Kina. Për më mirë ose për keq, asnjë qeveri tjetër e kombeve të mëdha nuk ka aftësi të ngjashme.

Në SHBA, pandemia ka nxjerrë në pah pasojat e dekadave të shpërnguljes dhe paralizës në mënyrë tragjike të shtetit. Ndërtesa amerikane e qeverisë është shkatërruar dhe struktura e saj federale është bërë e papërshtatshme për një epokë partizane dhe të ndarë.

Një nga pasojat afatgjata të kësaj krize me siguri do të jetë të menduarit e ri për shtetet federale, dhe një vlerësim i ri i asaj që në qeveri përbën “mbeturina” apo kapacitet i tepërt jetësor.

Edhe në afat të shkurtër, ka mësime për të mësuar. Konsideroni një histori suksesi në Indi, shpërthimi masiv në Mumbai të Dharavi. Në fillim, dukej se Dharavi pothuajse me siguri do të pësojë një rritje eksponenciale në raste. Përkundrazi, një kombinim inovativ i klinikave të etheve të stafit privat, të infrastrukturës publike dhe fuqisë njerëzore nga organizatat joqeveritare arriti të rrafshojë kurbën atje.

Kur shteti ka një kapacitet të pamjaftueshëm, duhet të bëjë aleanca si kjo me lojtarët në sektorin privat.

Vende të mëdha me shtete nën-performuese duhet të zhvendosin me shpejtësi qasjen. Në Brazil, një lidership kombëtar jo-operativ tashmë ka detyruar komunitetet t’i drejtohen organizatave lokale dhe jofitimprurëse transnacionale për ndihmë. Qeveritë do të duhet të trajtojnë me respekt OJQ-të dhe kompanitë, si partnerë, nëse duan të kenë një shans për të luftuar këtë pandemi./ Bloomberg