11.08.2020 - 13:08
Shkoi për pushime në Ksamil, humb jetën tragjikisht një 69-vjecare.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një nga plazhet e Ksamilit.
Viktima është identifikuar si Kristina Cauli, nga Berati.
Bëhet me dije se ajo është rrëzuar aksidentalisht nga një lartesi në plazh.
Transporti për në spitalin e Sarandës është bërë menjëherë, por kjo nuk e ka ndihmuar që të shpëtonte gjallë.
Plagët e marra i kanë kushtuar jetën 69-vjeçares.