MENU
klinika

Për të gjitha flokëkuqet!

Që ngjyra e flokëve të mos zbehet shpejt ndiqni këto këshilla!

08.08.2020 - 07:00

Për ato që kanë flokë të kuq e dinë shumë mirë bezdinë që sjellë lyerja mundësisht dy herë në muaj.

Ngjyra  e kuqe është e veçantë, por problemi është që është shumë e vështirë për t’ i mbajtur flokët me të kuqen rrezatuese që dëshirojmë. Nuk është thjeshtë një ide, flokët e kuqe vërtetë zbehen më shpejtë dhe kjo vjen si pasojë se molekula e ngjyrës së kuqe është me e madhe sesa ajo e ngjyrave të tjera dhe për këtë arsye nuk futet në folikulën e flokët në të njejtën mënyrë siç futen ngjyrat e tjera. Sikur mos të mjaftonte kjo, dielli dhe uji me kripë i detit e vështirësojnë akoma më shumë punën, megjithatë gjithçka ka zgjidhje mos u shqetësoni. Nëse të shkuarit në plazh ju kthehet disi në stres kur vjen puna për flokët, keni disa këshilla tepër praktike si të mbroni ngjyrën e kuqe të flokëve:

1.       Gjatë ekspozimit në diell lyejini flokët me vaj. Vaji i arrës së kokosit është një zgjidhje me leverdi dhe ju jep hidratimin e nevojshëm. Sa më pak kontakt me ujin aq më mirë për personat me flokë të kuqe, megjithatë kur flokët janë të vajosura mundet edhe ta zhysni kokën në ujë pa u ndjerë fajtor që do shkatërroni flokët.

2.       Lajini flokët me ujë të vakët. Këtë këshillë vëreni në jetë edhe në dimër. Është pak e vështirë, por mësoheni. Përpiquni mos t’ i lani flokët me ujë të nxehtë. Sjellë zbehje të shpejtë të ngjyrës.

3.       Përdorni shampo pa sulfate. Shampot me sulfate janë të ashpra për të gjithë llojet e flokut, por për flokët me ngjyrë të kuqe janë “armik”. Do ju thajnë flokët dhe mbi të gjitha do ta zbehin ngjyrën shumë shpejt. Përpiquni që shampot që blini të kenë teksturë kremoze. Kjo teksturë është e butë me ngjyrën, megjithatë mos harroni ta përshtatni shampon me llojin e flokëve. Është themelore.

4.       Flokët e lyera duhet të kenë gjithmonë ekstra hidratim. Gjithmonë përdorni maskë hidratuese. Është një hap që nuk duhet ta harroni.

5.       Vendosni gjithmonë kapele gjatë ekspozimit në diell. Është një element i domosdoshëm. Që bën diferencën.