MENU
klinika

Kosovë/ Goditja nga pandemia

Rimëkëmbja ekonomike/ Qeveria ndan 95,2 milionë euro

07.08.2020 - 18:50

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje mbledhje online, të 21-tën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimet për ndarje të mjeteve me qëllim të përmbushjes së detyrimeve që dalin nga masat për rimëkëmbjen ekonomike të shkaktuar nga pasojat e pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, pas shqyrtimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve financiare për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej dyzet e katër milionë e shtatëqind mijë e një qind e pesëdhjetë e dy euro (44,700,152.00 €).

Mjetet e ndara kanë për qëllim të rimbursimit të shpenzimeve nga ekzekutimi i masave, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 30 mars 2020 për aprovimin e Pakos Emergjente Fiskale.

Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë se Financave për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej pesëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro (50,500,000.00 €), me qëllim të vazhdimit të ekzekutimit të masave sipas Vendimit Nr. 01/19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi

“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”

Çfarë shkruan gazeta amerikane New York Times?

“Koronavirusi e SHBA ndihmuan në rrëzimin e Qeverisë Kurti”