04.08.2020 - 07:30
Negociatat për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut do të nisin nesër në seancën e parë parlamentare pas zgjedhjeve të parakohshme.
Për të formuar qeverinë e re, social demokratët e Zoran Zaev duhet të bindin partinë Bashkimi Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit që të formojnë koalicionin qeverisës.
Partia BDI e Ali Ahmetit duket se është në udhëkryq për të shqyrtuar ofertat që po merr nga dy partitë më të mëdha maqedonase.
Social Demokratët e kërkojnë koalicionin me partinë shqiptare pasi së bashkua do të arrinin një shumicë prej prej 61 vendesh në parlament.