MENU
klinika

Përfiton sektori i transportit publik

Qeveria miraton rreth 5200 paga lufte të tjera!

13.08.2020 - 11:43

Qeveria shqiptare ka miratuar edhe 5 mijë e 191 ‘paga lufte’ për punonjësit dhe të larguarit nga puna për qershorin e vitit 2020. Sipas kryeministrit, efekti financiar është 134 milion e 966 mijë lekë dhe është siguruar nga fondi rezervë i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Këto paga i shkojnë sektorit të Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor.

“Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)” shkruan kryeministri ndërsa jep lajmin e miratimit të vendimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrja Besa Shahini i përgjigjet mësuesve

“Pse nuk marrim bonus si infermierët dhe mjekët?”

OECD: Nuk ka shërim të shpejtë...

BBC/ “Ekonomia do të vuajë për vite me radhë”