MENU
klinika

Radhë kilometrike dhe në Kapshticë

Qytetarët me orë të tëra në pritje për të kaluar në Greqi

15.08.2020 - 10:04

Është kthyer radha kilometrike në Pikën Kufitare të Kapshticës. Mësohet se shqiptarët po presin me orë të tëra për të kaluar.

“Dhe pse dje pati normalizim të situatës, mëngjesin e sotëm janë dyndur drejt kësaj pike për të kaluar në Greqi para datës 17 gusht ku ka shtim të masave. Qytetarët janë të shqetësuar për punën e tyre.

Radha ka shkuar deri në fshatin Kapshticë dhe mjetet sa po vijnë po shtohen. Nga pala shqiptare po punohet me 8 sportele, 6 në dalje dhe 2 në hyrje. Nga pala greke po punohet me 3 sportele.

Qytetarët i janë drejtuar kësaj pike që në orët e para të mëngjesit.
Kanë dalë mbi 4 mijë shtetas nga pika e Kapshticë drejt Greqisë”, raportoi gazetarja Kodra.