MENU
klinika

Shpërthimi në Bejrut

Qytetarët nuk i besojnë drejtësisë: Dënim maksimal, përgjegjësve!

06.08.2020 - 13:20

      Banorët e Bejrutit, kanë shprehur zemërimin kundrejt qeverisë për neglizhencën, çfarë çoi në shpërthimin e madh të së martës. Presidenti Michel Aoun, tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi, të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo, sipas BBC.

Kanë qenë të shumta akuzat për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim, në drejtim të autoriteteve vendase.

Gjendja e jashtëzakonshme dyjavore në Bejrut, ka filluar pas shpërthimit që vrau të paktën 137 vetë dhe plagosi rreth 5,000 të tjerë, ndërsa janë shënuar dhjetëra viktima.

“Bejruti po qan, Bejruti po ulërin, njerëzit janë histerikë dhe të lodhur”, tha regjisori Jude Chehab, duke bërë thirrje që personat përgjegjës të përballen me drejtësinë.

Chadia Elmeouchi Noun, një qytetar i Bejrutit, i cili aktualisht gjendej në spital, është prononcuar për BBC-në.

“Unë e kam ditur gjatë gjithë kohës që udhëhiqemi nga njerëz të paaftë, qeveri jo kompetente […] Por, ajo se çka mund të them tani është se ndodhitë e fundit janë akt kriminal.”

Qeveria libaneze. njoftoi të mërkurën se një numër i madh i zyrtarëve të portit të Bejrutit janë në arrest shtëpiak, në pritje të një hetimit mbi shpërthimin e së martës.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në vend këmbëngul që ata të cilët janë përgjegjës për këtë katastrofë, të përballen me “dënimin maksimal”.

Ndërkohë, Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur për shpërthimin. Në një deklaratë, HRW tha se kishte “shqetësime serioze në lidhje me aftësinë e gjyqësorit atje, për të kryer një hetim të besueshëm dhe transparent.”