MENU
klinika

I paharrueshëm

‘Qytetari’ Orson Welles

17.08.2020 - 06:08

Aktor filmash, aktor teatri dhe regjisor (1915-1985)

I lindur në 6 maj 1915, në Kenosha të Uiskonsin, Orson Welles e filloi karrierën e tij si një aktor teatri përpara se të kalonte në radio, ku krijoi versionin e tij të paharrueshëm të Herbert G. Wells në ‘Luftën e Botëve‘. Në film, ai la një shenjë artistike të pashlyeshme me veprat si ‘Qytetari Kane’ dhe ‘Ambersonët madhështorë’. Vdiq nga një atak në zemër në Los Angeles të Kalifornisë, në 10 tetor 1985.

Vitet e para

Një pioner si në film, edhe në radio, Orson Welles lindi në 6 maj 1915 në Kenosha të Uiskonsin. Prindërit e tij, Richard dhe Beatrice, ishin që të dy njerëz të ndritur të cilët e njohën djalin e tyre me botë të cilat shkuan përtej origjinës të tij si Uiskonsin.

Welles Welles njohu aktorë dhe sportistë nëpërmjet babait të tij, një shpikës i cili e kishte bërë pasurinë e tij duke shpikur fenerin për biçikleta. E ëma ishte një pianiste koncertesh e cila e mësoi Welles-in se si të luante në piano dhe violinë.

Por fëmijëria e tij nuk ishte dhe aq e lehtë. Prindërit e tij u divorcuan në moshën 4-vjeçare, dhe Beatrice vdiq nga verdhëza kur ai ishte 9 vjeç. Kur biznesi i suksesshëm i Richard Welles-it filloi përkeqësohej, ai iu rikthye shishes. Ai vdiq kur Orson ishte 13 vjeç.

Gjeti qëndrueshmëri nën kujdesin e Maurice Bernstein, i cili e strehoi dhe u bë kujdestari i tij zyrtar në moshën 15-vjeçare. Bernstein pa talentin krijues të Welles dhe regjistroi atë në shkollën Todd në Woodstock të Illinois, ku Orson zbuloi pasionin e tij për teatrin.

Pasi ndoqi shkollën Todd, Welles u largua për në Dublin të Irlandës, dhe e pagoi rrugën me një trashëgimi të vogël që mori. Atje, ai arriti të mahnisë audiencat në produksionin e Jew Suss në Teatrin Gate.

Welles kishte njoftuar ardhjen e tij në Dublin duke u vetëdeklaruar si një yll i Broadway. Në moshën 19-vjeçare, aktori i ri plotë vetëbesim dhe arrogant, bëri debutimin tij në Broadway me rolin e Tybalt në Romeo dhe Xhulieta. Performanca e tij tërhoqi vëmendjen e regjisorit John Houseman, i cili e mori Wellesi-in në projektin e tij të Teatrit Federal.

Orson Welles duke transmetuar për radion nga një studio New York në vitin 1938. (AP Photo)
‘Lufta e Botëve’

Partneriteti Houseman-Welles provoi se ishte diçka me rëndësi. Në vitin 1937, 21-vjeçari Welles, i freskët në drejtimin e kastit të njerëzve me ngjyrë në një version të Makbeth-it, u bashkua me Houseman në formimin e Teatrit Mercury. Prodhimi i parë ishte një përshtatje e Jul Çezarit me veshje bashkëkohore dhe me nuanca të Italisë fashiste, i cili pati shumë sukses. Disa prej prodhimeve më të vlerësuara të Mercury u përshtatën dhe në radio ku filloi një program javor, ‘Teatri Mercury në Ajër’, i cili u zhvillua në CBS në vitet 1938-1940, dhe sërish në 1946-n.

Kritikat ndaj tij erdhën që në momentin e fillimit të programit, por vlerësimet ishin të ulëta. Megjithatë e gjithë kjo ndryshoi në 30 tetor 1938, kur Orson Welles transmetoi përshtatjen e tij të novelës së Herbert G.Wells ‘Lufta e Botëve’.

Programi simuloi transmetimin e lajmeve, Wellesi si moderator përshkroi pushtimin alien dhe sulmet në Nju Xhersi me detaje që të linin pafrymë. Programi përfshinte raporimin e lajmeve dhe të dhëna të dëshmitarëve okularë, dhe e gjithë kjo dukej aq reale saqë dëgjuesit u frikësuan dhe e perceptuan ngjarjen si të vërtetë. Kur e vërteta doli në dritë, besimtarët e mashtruar u zemëruan.

Hollywood-i dhe ‘Qytetari Kane’

Ndërkohë që disa prej dëgjuesve ishin tërhequr prej zemërimit, transmetimi radiofonik e forcoi statusin e Welles-it si të një gjeniu, dhe talentet e tij u bënë magjepsëse për Hollivudin. Në vitin 1940 Welles nënshkroi një kontratë prej 225,000$ me RKO-në për të shkruar, drejtuar dhe prodhuar dy filma. Kjo marrëveshje i dha regjisorit të ri një kontroll të plotë krijues, një përqindje të fitimeve, dhe në atë kohë kjo ishte marrëveshja më fitimprurëse e bërë ndonjëherë me një regjisor të paprovuar. Welles ishte vetëm 24 vjeç.

Suksesi nuk qe i menjëhershëm. Welles filloi dhe më pas e ndaloi përpjekjen për të përshtatur ‘Zemra e errësirës’ së Joseph Conrad për ekranin e madh. Pas këtij projekti të zbehtë Welles guxoi me atë që do të bëhej filmi i tij aktual debutues: Qytetari Kane (1941)

Duke modeluar jetën dhe veprën e manjatit të botimeve William Randolph Hearst, filmi tregonte historinë e gazetarit Charles Foster Kane (të luajtur nga Welles), dhe gjurmonte rritjen e tij në pushtet si dhe korrupsionin e kryer po nga ky pushtet. Filmi shkaktoi zemërim tek Hearst, i cili e refuzoi përmendjen e emrit të tij në filmim tek gazetat e tij dhe ndihmoi në uljen e shikueshmërisë së filmit duke zhgënjyër kështu edhe shitësit e biletave.

Por ‘Qytetari Kane’ ishte një vepër arti revolucionare. Në film, i cili u nominua për një total prej nëntë çmimesh Academy Awards (duke fituar për skenarin më të mirë), Welles vendosi një numër teknikash pioniere, duke përfshirë përdorimin e thellë të fokusimit të kinematografisë për të paraqitur të gjitha objektet me një të shtënë, në detaje të mprehta. Gjithashtu, Welles ankoroi pamjen e filmit nëpërmjet xhirimeve me kënd të ulët dhe e rrëfeu historinë me pika të shumta mendimi.

Që gjeniu i ‘Qytetari Kane’ të lavdërohej ishte thjesht çështje kohe. Tani ky konsiderohet si një nga filmat më madhështorë të bërë ndonjëherë.

Filmi i dytë i Welles për RKO-në, The Magnificent Ambersons (1942), ishte një projekt akoma më i mirë i cili e ndihmoi Welles-in të largohej nga Hollywood-i. Në fund të xhirimeve, Welles bëri një udhëtim të shkurtër në Rio de Zhaneiro për të realizuar një dokumentar. Kur ai u kthye, zbuloi se RKO-ja kishte bërë redaktimin e vet të pjesës mbyllwse të filmit.

Welles e mohoi filmin. Marrëdhëniet e hidhura publike mes tij dhe regjisorit të RKO-së pasuan me zënka, Welles i cili u hodh me sukses në kastin e RKO tani e cilësoi si të vështirë punë me ta dhe vlerësimin për buxhetet e quajti të pambuluar në të vërtetë.

Vite më vonë

Për disa vite me radhë Welles qëndroi i mbërthyer rreth Hollywood-it. Ai u martua me ‘perëndeshën e dashurisë’ Rita Hayworth në vitin 1943, dhe luajti në një përshtatje të Jane Eyre në të cilën debutoi në shkurtin pasues në SHBA. Më tej Welles bëri regjinë e “The Stranger” (1946) dhe “Makbeth” (1948), por jo për shumë kohë në Kaliforni; në të njëjtin vit që realizoi Makbeth-in ai u divorcua nga Hayworth dhe arriti një largim 10-vjeçar të vetëimponuar nga Hollywood-i.

Më vonë u shfaq në filmat si “The Third Man” (1949), dhe u mor me regjinë në disa projekte të tjera, duke përfshirë “Otello” (1952) dhe “Mr. Arkadin” (1955). U kthye në Hollywood në vitin 1958 me “Prekja e së keqes”, vepër e cila regjistroi shifra të ulëta në arkë, dhe mori edhe një goditje të mëtejshme me përshtatjen e “Gjyqi” të Franz Kafka (1962).

Orson Welles (1915 – 1985), Aktor amerikan, producent, autor and direktor. (Foto nga Central Press/Getty Images)
Kohë të vështira e ‘torturuan’ Welles-in në pjesën më të madhe të viteve ’70-të. Problemet e shëndetit mbizotëruan në jetën e tij dhe, shumë prej tyre i sollën rritjen e obezitet —në një pikë regjisori arriti peshën e përafërsisht 180 kilogramë (400 paund).

Edhe në dekadën e fundit të jetës së tij Welles vazhdoi të ishte i zënë. Mes projekteve të tij të shumta, ai shërbeu edhe si zëdhënës vere i Paul Masson, duke u shfaqur në seritë e Moonlighting të ABC dhe realizoi një dokumentar të quajtur “Të filmosh Othello-n” (1972), sipas filmit të tij të vitit 1952.

Në fund të jetës së tij, Welles dhe Hollywood-i duket se u pajtuan. Në vitin 1975, ai mori çmimin Lifetime Achievement nga Instituti Amerikan i Filmit, dhe në 1985-n atij iu dha Directors Guildof America’s D.W. Griffith Award, që ishte nderi më i lartë i organizatës.

Intervistën e tij të fundit e dha në 10 tetor të vitit 1985, vetëm dy orë përpara vdekjes së tij kur u shfaq në The Merv Griffin Show. Jo shumë kohë pas kthimit të tij në shtëpi në Los Angeles, ai pësoi një atak në zemër dhe vdiq.