MENU
klinika

Mëngjesi nis me kaos

Vijon radha e gjatë në Kakavijë

15.08.2020 - 07:23

Mengjesi i sotem eshte gdhire serish me nje radhe te “frikshme” ne piken e kalimit kufitar ne Kakavije.

Mijera shqiptare e kane kaluar naten ne makina ne pritje te mengjesit, per te ndjekur radhen e gjate, te krijuar prej me shume se tre ditesh tashme ne kete pike doganore.

Shqiptarët e mbetur në radhën kilometrike në Kakavijë kane pritur orën 06:00 të mëngjesit me shpresën për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Kujtojme se në orën 22:00 pala greke ashtu si kishte njoftuar, ka ndërprerë punën, pavarësisht se radha e qytetareve ne pritje ishte kilometrike.

Situata u krijuar për shkak se shumë qytetarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, u nisën drejt shtetit helen, pasi njoftimit te Greqise per shtimin e kufizimeve dhe vendosjen e karantines për ata që hyjnë në vend nga data 17 deri në 31 gusht.