MENU
klinika

Dokumentacioni, emigrantët në Greqi në kaos

Radhë të gjata në konsullatë/ Shtyrja e afatit të pasaportës

11.08.2020 - 13:26

Emigrantët shqiptarë në Athinë e në të gjithë Greqinë po përballen sërish me tmerrin e dokumentacionit dhe ankthin e pasigurisë që e njohin mirë prej vitesh.

Në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi vijojnë radhët e gjata në temperaturat e larta të gushtit.

Emigrantet janë krejtësisht të ekspozuar ndaj virusit vdekjeprurës COVID-19, në dyndje të vazhdueshme për një sqarim a një përgjigje për dokumentet që u nevojiten. Pandemia e COVID-19 bllokoi gjithçka si kudo. Por në konsullatën e Athinës askush nuk mori masat të paktën të parandalonte kaosin që do të vinte pas rihapjes.

Emigrantët thonë se lajmi për shtyrjen e pasaportës deri në fund të vitit nga qeveria shqiptare ishte vetëm një blof, pasi asnjë sistem elektronik nuk njeh datë tjetër skadencë veç asaj zyrtares.

Probleme të tjera me të cilat ndeshen emigrantët, sipas të thënave të tyre, është mungesa e njohurisë së përdorimit të kompjuterit, vështirësitë në ndjekjen e procedurës me e-mail, sidomos në moshat mesatare e të rritura. Këto probleme janë një tjetër aspekt që në Athinë çoi në hapjen e zyrave seksere për plotësimin e aplikimit, por jo gjithmonë me korrektesë ndaj emigrantëve, pavarësisht shumave të kripura që dëshmojnë se kanë paguar.

Shefi i Përgjithshëm i Shërbimeve Konsullore në Greqi, Adi Hoxha, ndodhet në Athinë prej 27 korrikut. Me një ekip të ri dhe mbështetjen e ekipit që pushohet nga puna zyrtarisht në 31 gusht, po bëjnë një maratonë të vërtete për të përballuar kaosin e krijuar, duke shpresuar se pas disa muajsh, do të mund të rikthehet disi normaliteti.

Konsullata punon me orë të zgjatura. Shifra e aplikimeve arrin në 400 në ditë. Gjithashtu, konsullata informon dhe dërgon mesazhet e duhura tek komuniteti masiv, në një përpjekje për të ulur tonet e bashkëpunuar me durim e mirëkuptim, deri në normalizimin e situatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Fëmijët rrëfejnë tmerrin: Ndodhte çdo ditë!

Skandali seksual trondit Greqinë, murgu abuzon me 7 të mitur

Zgjerimi në det me 12 milje dhe marrëveshja

Këmbëngul ministri i Jashtëm grek: Nuk ka pengesa!

Foto/ Nis puna për normalizimin e zonave të prekura

Shënohen tre viktima nga cikloni i fuqishëm në Greqi

Gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i pajetë

Stuhia ‘Ianos’ i merr jetën fermerit shqiptar në Greqi