MENU
klinika

“E inauguruan me daulle dhe e quajtën punë të kryme”

Rama ‘thumbon’ ashpër opozitën dhe prezanton projektin strategjik

14.08.2020 - 13:54

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se brenda shtatorit segmenti nga Materniteti i Ri deri tek rrethrrotullimi i Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në atë zonë të kryeqytetit.

Në këtë postim Rama nuk lë pa thumbuar as opozitën për të cilën shkruan se e quajtën një ‘punë të kryem’ dhe e inauguruan me daulle, por pa kokërr leku për investimet e shpronësimet.

“Unaza e Madhe e Tiranës ishte një nga ato veprat e infrastrukturës që u numëruan si “pun e kryme” pasi u inauguruan me daulle – por pa kokërr leku për investimin e për shpronësimet – dhe krijuan borxhin e radhës ndaj kompanive të përfshira!

Sot kantieri i saj është prej kohësh në punë në pjesën veri-lindore dhe brenda shtatorit, segmenti nga Materniteti i Ri deri në rrethrrotullimin e Shkozës, do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në atë zonë të kryeqytetit.

Ndërkohë vijon puna në lotet e tjera për të bërë të mundur që kjo vepër e rëndësishme të jetë, në një kohë sa më të shpejtë, në dispozicion të kryeqytetasve e të udhëtarëve të shumtë që përdorin çdo ditë infrastrukturën rrugore të Tiranës.”, shkruan kryeministri Rama.