MENU
klinika

NBA

Raptors bien pas 3 fitoreve, Grizzlies triumfojnë thellë

08.08.2020 - 11:42

Na ndan gati edhe një javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në NBA. Një pjesë e mirë e skuadrave kanë blinduar pozicionet e tyre për në play-off dhe natyrisht edhe nuk e kanë motivimin e duhur.

Kështu është me kampionët në fuqi të Toronto Raptors, që pasi fituan 3 ndeshje radhazi pas rifillimit, u ndalën sot 100-122 ndaj Boston Celtics. Në kushte të tjera do të quhej një humbje katastrofë, por kanadezët e kanë siguruar vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, ndërsa Boston vendin e tretë.

Fitore spektakolare e Memphis Grizzlies, që triumfon 121-92 ndaj Oklahoma City Thunder. Plot 29 pikë diferencë, shumë e rrallë kjo në NBA. Një sukses që mban Grizzlies në vendin e fundit (të tetë) që të dërgon në play-off, por që ende nuk e ka siguruar.

REZULTATET

San Antonio Spurs – Utah Jazz    119-111

Memphis Grizzlies – Oklahoma City Thunder    121-92

Brooklyn Nets – Sacramento Kings   119-106

Philadelphia 76ers – Orlando Magic   108-101

New Orleans Pelicans – Washington Wizards    118-107

Toronto Raptors – Boston Celtics    100-122