MENU
klinika

Palët të destinuara të ndahen

Real në Manchester për Champions, Bale luan golf

07.08.2020 - 15:52

Gareth Bale dhe Real Madrid duket se janë të destinuar të ndahen. Ekipi i Los Blancos kërkon sot në Manchester të përmbysë humbjen 1-2 që mund ta lërë jashtë Ligës së Kampioneve pa arritur çerekfinalet e turneut, por Bale i ka kërkuar trajnerit Zidane që të mos e grumbullojë.

Zidane e cilësoi si arsye personale vendimin e uellsianit, por ndërkohë “El Chiringuito” ka zbuluar se çështja personale e Bejl për ditën e sotme ishte… një ndeshje golfi.

Uellsiani prej kohësh ka shprehur hapur pasionin që ka ndaj këtij sporti dhe kalon me orë të tëra duke u praktikuar. Sot, ndërsa ekipi gjendej në Manchester, Bale është shfaqur në një nga qendrat e golfit në Madrid.

Pamjet e shpërndara nga TV spanjolle kanë acaruar tifozët, të cilët kërkojnë që klubi ta mbyllë një herë e mirë me uellsianin, i cili po tregon një mungesë të jashtëzakonshme respekti.