MENU
klinika

E rëndë në Llogara

Recepsionisti i një kompleksi turistik gjendet pa shenja jete

29.08.2020 - 12:33

Recepsionisti i një kompleksi turistik në Llogara gjendet pa shenja jete. Policia e Vlorës dyshon se 50-vjeçari është vetëvarur me litar në një objekt. Hetimet për rastin vijojnë.

  • NJOFTIMI I PLOTE

Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.