MENU
klinika

Qyteti antik, në UNESCO

Rihapet teatri 2,200-vjeçar në Turqi

05.08.2020 - 16:43

      Menjëherë pas përfundimit të restuarimit, teatri antik në Turqinë jugperëndimore, do të rihapet për spektatorët. Punimet në zonën arkeologjike, pritet të mbyllen vitin e ardhshëm, sipas AA.

Qyteti i lashtë Laodicea, që renditet në listën paraprake të trashëgimisë në UNESCO, do të funksionojë sërish, – thuhet në deklaratën nga Agjencia e Zhvillimit të Egjeut Jugor (GEKA).

Aktivitetet e gërmimit dhe restaurimit në teatrin perëndimor, me kapacitet prej 15 mijë vetësh, janë planifikuar të përfundojnë në muajin mars të vitit 2021, – thuhet në deklaratë.

“Do ta realizojmë me lehtësi, të gjithë projektin për të cilin jemi angazhuar, deri në fund të marsit 2021”, – thuhet në deklaratë, ku citohet Celal Şimşek, kreu i gërmimeve në zonë dhe një arkeolog nga Universiteti Pamukkale në Denizli.

“Kjo strukturë humbi karakteristikat dallueese që nga shekulli i katërt. Sidoqoftë, pas 1,600 vjetësh ajo do të rikthehet në identitet, falë punës së kujdesshme”, – shpjegoi Şimşek.

Duke theksuar se sapo të hapet, teatri perëndimor pritet të tërheqë një numër të konsiderueshëm turistësh, Şimşek tha se 90 për qind e materialeve origjinale, të gjetura në zonën e gërmimit, po përdoren në procesin e restaurimit.

Për këtë arsye, ai u shpreh se shpreson për një çmim nga Europa Nostra, që vlerëson projekte të ngjashme.

UNESCO e rendit qytetin antik Laodicea, si të vetmin në rajon me dy teatro.

Duke qenë një zonë me rrënoja historike që datojnë nga 5.500 para erës së re, Laodicea ishte një nga qendrat më të rëndësishme të tregtisë, artit dhe sportit në Anadollin antik dhe si e tillë, ka tërhequr shumë turistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy atdhe, një histori më dysh...

“Moj e bukura More…” Arbëreshët në UNESCO?

Një verore para verës

“UNESCO pronëson ritualin”

Luis Sepulveda: Letërsia, akt rezistence

“Plaku që lexonte romane dashurie”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit