MENU
klinika

Jetojeni kohën!

Roberto Saviano – Antiitaliani: Shpejtësia, nëna e harresës

14.08.2020 - 15:38

      Milan Kundera na mësoi matematikën ekzistenciale të kohës njerëzore. Për t’u rizbuluar, në një epokë që në mënyrë dogmatike imponon nxitim./Konica.al

 

Le të marrim një situatë nga më banalet: një njeri ecën në rrugë. Papritur, ai rreket të kujtojë diçka, por diçka i shpëton. Më pas, në mënyrë instiktive, ai e ngadalëson hapin. Nga ana tjetër, ata që duan të harrojnë një ngjarje të dhimbshme, që sapo e kanë përjetuar, e përshpejtojnë padashur ritmin e tyre, si për t’u larguar nga diçka që e ndiejnë ende shumë pranë me kalimin e kohës.

 

Milan Kundera botoi “Ngadalësia” në 1995, duke na dhënë reflektime mbi qeniet njerëzore, mbi përdorimin që ai bën dhe mbi perceptimin që ai ka për kohën; reflektime, që, për ne, sot janë të dobishme për të kuptuar se çfarë ndodh kur ne ia delegojmë teknologjisë ndërmjetësimin midis njeriut dhe jetës, midis njeriut dhe asaj që ndodh, midis njeriut dhe politikës dhe, në fund të fundit, midis njeriut dhe njeriut.

Ekziston një lidhje e fshehtë midis ngadalësimit dhe kujtesës, midis shpejtësisë dhe harresës”,  – thotë Kundera dhe shton: “[…] epoka jonë është e fiksuar pas dëshirës për të harruar dhe, për të përmbushur këtë dëshirë, ia dorëzojmë veten demonit të shpejtësisë”.

 

Ky vlerësim i fundit nuk ka vetëm një vlerë filozofike, por edhe mbi të gjitha praktike, sepse ne nuk harrojmë vetëm vuajtjet: mbi të gjitha harrojmë përvojën, historinë, praktikat më të mira dhe ato që kanë ndodhur dhe, me shumë gjasa, ndoshta nuk do u bjerë rasti të përsëriten më.

 

Ky është parimi bazë. Emocioni i shpejtësisë e bën motoçiklistin të harrojë gjithçka, e bën të harrojë të ardhmen, sepse përqendrimi është i gjithi në momentin e tanishëm. Dhe pa mendimin e së ardhmes, njeriu zhvishet nga çfarëdolloj frike. Nga ana tjetër, kur ecim – gjymtyrët e poshtme që prekin tokën, frymëmarrja, lodhja, ndoshta edhe etja – trupi na kujton, se shpejtësia e ecjes së tij është pikërisht ajo që mund të trajtojë. Nuk ka shanse për të transferuar atë punë./Konica.al

 

Lëvizja që i besohet mjeteve mekanike është një metaforë që shpjegon shumë mirë se çfarë ndodh kur trupi nuk është i përfshirë në veprimin që po kryejmë. Duke e thjeshtëzuar, arrihet në një papërgjegjshmëri që shpjegon si duhet cektësinë, për të mos thënë agresivitetin, të një politike së caktuar, dhunën e komenteve të caktuara në internet, të cilat, pikësëpari shpirtërore dhe të paprekshme, ia dalin të futen fuqimisht në jetën tonë gjithnjë e më shumë materiale dhe shumë konkrete, duke i kushtëzuar, shpesh duke i përkeqësuar.

 

“Shpejtësia është forma e ekstazës që revolucioni teknologjik i ka dhuruar njeriut”, – vazhdon Kundera. “Por, kur (njeriu) ia delegon fuqinë për të prodhuar shpejtësi një makine, atëherë gjithçka ndryshon: trupi i tij del jashtë loje, kurse shpejtësia me të cilën ai braktis vetveten është shpirtërore, e paprekshme – shpejtësi e pastër, shpejtësi në vetvete, shpejtësi ekstazë”.

Dhe në ekstazën e shpejtësisë, e cila përfundimisht pushon së qeni një vlerë dhe që filozofikisht bëhet një mjet për të kapur harresën dhe, praktikisht, një mënyrë për të sjellë vëmendjen tek vetja, ne përfundojmë duke pranuar një histori të realitetit që është i papajtueshëm me këtë që jetojmë, që shohim, që përjetojmë, por përsosmërisht në linjë me dëshirën për të humbur në harresën që imponon rregullat e saj në mediet sociale.

 

Shkalla e ngadalësisë është drejtpërdrejt proporcionale me intensitetin e kujtesës; shkalla e shpejtësisë është drejtpërdrejt proporcionale me intensitetin e harresës: le të përpiqemi të mos i harrojmë këto dy ekuacione të matematikës ekzistenciale të Kunderës; le ta kujtojmë këtë, kur pretendojmë që gjithçka të ndodhë në kohën më të shkurtër të mundshme, kur mendojmë se nuk kemi kohë për t’u përqendruar në një studim të thelluar, në mirëkuptim, në leximin, në dëgjimin. Le ta kujtojmë këtë, kur ndiejmë shkëputjen e fortë midis asaj që jetojmë dhe asaj që ata na tregojnë; ky është spiuni, i cili na thotë: ndalo! Jetojeni kohën. Nuk është harresa, rruga që duhet ndjekur. Nuk jetojmë për të harruar, por për të kujtuar./Konica.al

 

(L’Espresso)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Stili unik i formës e përmbajtjes

Milan Kundera mes politikës, filozofisë dhe pasionit

Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”

Vlerësimi i filozofit francez

Me Kadarenë e Papavramin, meritoni BE-në!