MENU
klinika

Ushtria në aksion

Rradha e gjatë në Kakavijë/ Ja mesazhi që u është shpërndarë të gjithë qytetarëve që presin

15.08.2020 - 15:54

Forcat e Armatosura kanë nisur një aksion të ri, atë të informimit të qytetarët për situatën që i pret. Me anë të një letre, e cila u është shpërndarë qytetarëve që ndodhen në radhë, ato u bëjnë thirrje që të kthehen në shtëpi, pasi është e pamundur kalimi drejt Greqisë për shkak të masave të marra nga shteti fqinj.

Ato bëjnë me dije se nga nesër do të kalojnë një numër i kufizuar i qytetarëve, të cilët duhet të kenë plotësuar formularin PLF, por edhe rezultatin e testit anti- COVID. Për këtë arsye, ato u bëjnë thirrje që të kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri.

“Nisur nga situata e krijuar në dalje të Republikës së Shqipërisë, ku qytetarët janë dyndur për të dalë drejt shtetit grek, ju bëjmë thirrje se autoritet greke po zbatojnë masat e ndërrmara nga qeveria greke për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe për këtë arsye është e pamundur që të gjithë këta qytetarë të dalin nga Republika e Shqipërisë gjatë këtyre ditëve pasi nga dita e nesërme do të lejohen të kalojnë vetëm 750 shtetas të pajisur me PLF ndërsa nga data 17 gusht do të lejohen të kalojnë 750 shtetas nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë dhe 300 shtetas nga PKK Kapshticë, të cilët përveç PLF duhet të jenë të pajisur edhe me rezultatin e testit negativ për COVID19, ndërsa pika e kalimit do të funksionojë nga ora 06:00-22:00.

Ndaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kthehen në banesat e tyre në Shqipëri pasi e kanë të pamundur kalimin drejt Greqisë”, shkruhet në letrën që Forcat e Armatosura kanë shpërndarë tek qytetarët në radhë.

1597502719_njoftimfa001001.jpg