MENU
klinika

BE dënon helmimin e Alexei Navalny

“Rusia të fillojë një hetim të pavarur e transparent, po presim faktet!”

25.08.2020 - 09:10

Bashkimi Europian ka dënuar me një deklaratë zyrtare helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny pas konkluzioneve të spitalit në Berlin ku ai po kurohet.

Zv/ Presidenti i KE, Josep Borrell thotë se Rusia tashmë duhet të fillojë një hetim të pavarur dhe transparent për rastin e helmimit të Navalny.

Ai shkruan se populli rus dhe bashkësia ndërkombëtare po presin për faktet që fshihen mbas këtij helmimi.

Po ashtu Borrell i kërkon Rusisë të nxjerrë dhe të ndëshkojë përgjegjësit që mund të kishin çuar në vdekjen e Navalny.

DEKLARATA E JOSEP BORRELL

Rezultatet paraprake të testit nga spitali Charité – Universitätsmedizin në Berlin tregojnë se lideri i opozitës ruse Alexei Navalny ishte helmuar gjatë qëndrimit në Siberi. Ne i jemi mirënjohës stafit Charité – Universitätsmedizin Berlin për trajtimin e tyre ndaj z. Navalny dhe i urojmë atij një shërim të shpejtë dhe të plotë.

Bashkimi Evropian dënon me forcë atë që duket se është një përpjekje për jetën e Z. Navalny. Shtë e domosdoshme që autoritetet ruse të fillojnë një hetim të pavarur dhe transparent mbi helmimin e z. Navalny pa vonesë. Populli rus, si dhe bashkësia ndërkombëtare, po kërkojnë faktet që fshihen nga helmimi i z. Navalny. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës.