MENU
klinika

Ja çfarë thotë Anadolu Agency?

Sa do të zgjasin kufizimet për të udhëtuar në Gjermani?

10.08.2020 - 11:25

Kufizimet publike në ekonominë gjermane për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) pritet të zgjatin edhe 8 muaj, transmeton Anadolu Agency.

Sipas anketës së Institutit gjerman të Hulumtimeve Ekonomike (Ifo), të realizuar në muajin korrik, u zbulua se pritja e firmave për vazhdimin e kufizimeve në jetën publike për shkak të COVID-19 do të zgjasë edhe 8,5 muaj.

Sipas anketës, sektori i shërbimit ka një pritje prej 8,9 muaj kufizime, sektori i ndërtimtarisë 8,2 muaj dhe e industrisë 7,8 muaj. Kompanitë e sektorit për argëtim presin një kufizim prej 13 muajsh.

Sektori që pret më së paku kufizime është sektori i prodhuesve të pijeve me 6,4 muaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”