MENU
klinika

"This is Kosovo"

Sa e bukur, Shqipëria!

04.08.2020 - 12:12

       Fotografi Ylber Kabashi, ka realizuar një video të shkurtër përmes të cilës, shpalos bukuritë natyrore të Kosovës. Videoja është realizuar me dron dhe përmes saj, Ylberi synon t’i tregojë botës, se Kosova është një vend shumë i bukur, me plot vende mahnitëse.

“Ky projekt domethënës, do të shpalosë disa nga bukuritë spektakolare në natyrën e Kosovës. Gjatë xhirimeve, unë vazhdimisht jam kujtuar për njerëzit, falë kujt mund të dalim dhe të vizitojmë këto vende sa herë që duam. Ata mbeten heronjtë e mi! I dashur shikues, unë jam Ylber Kabashi. Ky është vendi im. Kjo është Kosova. Ju lutemi, shijojeni me anë të këtyre pamjeve”, – ka shkruar Kabashi, në publikimin e videos.