MENU
klinika

Disa “sekrete” të sikletshme

Sekti i frikshëm ku shkojnë VIP-at

13.08.2020 - 13:17

Scientology është një nga sektet më të fuqishëm në Amerikë, por dhe më misteriozi dhe i frikshmi.

Leah Remini, një ish-anëtare e njohur e këtij sekti, që e braktisi vite më parë, ka treguar disa sekrete për një prej anëtarin më të famshëm të saj, aktorin Tom Cruise.

Ky i fundit, për shkak të sektit që ndjek, që prej ndarjes nga e shoqja, aktorja Katie Holmes, nuk takohet me të bijën Suri.

Ai ka që prej vitit 2013 që nuk e takon atë, pasi e jëma nuk e lejon që të jetë anëtare e Scientology.

Leah thotë se Cruise ka në plan që ta tërheqë të bijën drejt sektit që ndjek, kur ajo të rritet edhe ca dhe të mos jetë më nën varësinë e së ëmës.

Në rrëfimin e saj, Leah thotë se Cruise nuk është një njeri i mirë, pasi jo vetëm refuzon të takojë vajzën e tij që kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç, por edhe sepse ai hesht ndërsa shikon se si jeta e anëtarëve të sektit që ndjek, po shkatërrohet.

Aktori i njohur është duke heshtur për zhdukjen e gruas së mikut të ngushtë të tij, Shelly Miscavige, anëtar i rëndësishëm i Scientology.

Ajo nuk është parë në publik prej 15 vitesh, pasi thuhet se kërkonte të largohej nga ky sekt.

Askush nuk e di fatin e saj, ndërkohë që kisha e Scientology thotë se ajo në fakt është gjallë dhe mirë.

Leah Remini ka qenë pjesë e Scientology duke filluar që në moshën nëntë vjeç, pasi nëna e saj u bashkua me organizatën. Ajo u largua në vitin 2013 dhe që atëherë është bërë një kritike e vendosur e këtij sekti, duke zbuluar edhe disa anë të errëta të Scientology.

Ky sekt u përmend në Shqipëri, në rastin e motrave Josifi në Kombinat, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim se ata kanë njerëzit e tyre në vendin tonë.

Për momentin, ata kanë seli zyrtare në Maqedoninë Veriore.