MENU
klinika

Rreziku i dështimit nga pandemia

Sektori i aviacionit, shqetësimi më i madh!?

04.08.2020 - 19:17

Sektori i aviacionit ka rrezikun më të madh të dështimit tek korporatat për shkak të pandemisë së koronavirusit, sipas një sondazhi të firmave të sigurimit të publikaur këtë javë. Vetëm 29% e siguruesve të kreditit dhe rrezikut politik kanë parë pretendime të lidhura direkt me virusin deri më tani, sipas sondazhit, të zhvilluar nga Qershori në Korrik. Kompanitë apo huadhënësit blejnë sigurim të kreditit për t’u mbuluar nga dështimi i pagesave të mallrave apo shërbimeve.

Pretendimet e sigurimit të kreditit të lidhura me pandeminë, pritet të rriten më vonë gjatë vitit apo në nisje të vitit të ardhshëm, ndërkohë që bizneset po hasin vështirësi. Aviacioni, nafta dhe energjia, si dhe turizmi, janë 3 sektorët në portofolet e kompanive të sigurimit që kanë më shumë rrezik për dështim të pagesave. Virgin Austalia, Air Mauritius dhe Avianca, janë ndër linjat që kanë ndaluar operacionet në muajt e fundit, ndërkohë që avionët janë bllokuar nga karantina në të gjithë botën. Siguruesit shqetësohen gjithashtu mbi dështimin e pagesave nga qeveritë, me Zambian që ka rrezikun më të madh. Në tregun më të madh të sigurimit të rrezikut politik, që mund të mbulojë çështje nga shfrytëzimi e deri tek lufta, Argjentina është parë si shqetësimi më i madh.