MENU
klinika

Ëndrra e tifozëve

Sensacionale, Messi dhe Ronaldo bashkë te…Barça?

13.08.2020 - 09:25

Sa herë që merkatoja e futbollit hapet, është e pamundur që dy nga yjet e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, mos përfshihen, edhe pse argjentinasi nuk është transferuar kurrë. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur jo pak spekulime që të dy të luanin në një ekip.

Dhe kjo ëndërr e shumë tifozëve për të parë Messin dhe Ronaldon në një ekip, ka mundësi të realizohet për sezonin e ardhshëm. Prej kohësh qarkullojnë lajme se Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për të kaluar në një ekip tjetër.

Pikërisht për këtë arsye emri i tij para pak ditësh u lidh me PSG-në. Megjithatë, tani eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague raporton se portugezi i është ofruar Barcelonës nga agjenti Jorge Mendes.

Ky i fundit thuhet se prej kohësh është në kërkim të një skuadre për portugezin dhe mendohet se ia ka ofruar Barcelonës. Mësohet gjithashtu se edhe Juventusi dëshiron të shpëtojë nga rroga e lartë e lojtarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Goli kryevepër më 27 maj 2009

Kur Messi mposhti CR7-n në finalen e Champions