MENU
klinika

Tenis

Serena Williams eliminohet nga numri 116

15.08.2020 - 11:14

Tenistja amerikane Serena Williams është eliminuar nga çerekfinalet e turneut të Lexington. Ajo u mund 2-1 nga patriotja e saj Shelby Rogers (1-6, 6-4, 7-5), aktualisht numri 116 në botë.

Edhe pse Serena e nisi mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, nuk arriti të ruajë këtë ritëm deri në fund. Madje Rogers, në disavantazh 1-3 në setin e tretë, arriti të përmbysë disvantazhin e të fitojë setin e ndeshjen.

Ky turne parapërgatitor, në prag të US Open, ka përcaktuar çiftet gjysmënaliste. Rogers do të luajë në gjysmënale ndaj Jil Teichmann, ndërsa Cori Gauff do të duelojë ndaj Jennifer Brady.