MENU
klinika

Do thyhen pjata këtë vit?

Sezoni i ri i “Hell’s Kitchen” vjen ndryshe

03.08.2020 - 14:16

Renato Mekolli do të rikthehet në “Hell’s Kitchen” me një sezon të ri të programit të gatimit në ekranin e Top Channel.

Pas shumë zërave për largimin e tij nga Shqipëria, ai ka konfirmuar më në fund nisjen së shpejti të programit të tij, ndërsa ka zbuluar edhe se do të ketë surpriza.

Renato shprehet se këtë vit do të ndryshojë çdo gjë dhe nuk e dimë se për çfarë e ka fjalën, por me siguri kjo risi vjen për shkak të rregullave të reja nga koronavirusi.

E megjithatë këtë vit dihet se do të dëgjojmë shpesh ngritjen e zërit apo të shohim thyerjen e pjatave pasi ashtu siç paralajmëron Renato, tani nuk i mbajnë edhe aq shumë nervat.

“Hell’s Kitchen Albania 3. Vjen së shpejti. Çdo gjë ndryshon. Këtë sezon nuk jam në fazën time më të mirë, uroj mos të acarohem shumë se nuk më mbajnë nervat dhe shumë”, ka shkruar Renato krah postimit të tij në rrjetet sociale.

Në videon e fundit shefi i njohur i kuzhinës ka treguar dhe ambientin ku do të zhvillohet gara mes konkurrentëve që do të bëhen pjesë e formatit këtë vit.