MENU
klinika

Shkodër

Sherr me policin për të hyrë në gjykatë, arrestohen 3 persona

06.08.2020 - 09:10

3 persona janë arrestuar në Shkodër pasi kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë për të hyrë në Gjykatë.

Janë arrestuar M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Ata kanë shkuar në Gjykatë për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë.

“Kundërshtuan punonjësin e Policisë për të hyrë në Gjykatë, arrestohen 3 shtetas.

Strukturat e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, arrestuan shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.