MENU
klinika

"Kam nevojë për..."

Shkëputja e gjatë nga televizioni, Jona Spahiu zbulon arsyen

04.08.2020 - 14:43

Jona Spahiu, moderatorja e njohur prej kohësh i ka munguar botës së televizionit, ndërkohë që ka ndarë me ndjekësit e saj arsyet e kësaj shkëputje.

Spahiu në një komunikimin virtual me ndjekësit në Instagram, ka treguar se në një moment të caktuar të jetës së saj televizioni nuk ishte prioritet pasi ndihej e përmbushur.

“Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës.

Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty isha mjaftueshëm e përmbushur sa për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale”, është shprehur moderatorja.

Megjithatë, Jona ka zbuluar se nuk ka hequr dorë plotësisht, madje ka ndërmend t’i rikthehet shumë shpejt.

“Por besoj se ka ardhur një moment për të cilin kam nevojë për një sfidë të re. E kam bërë besoj televizionin në mënyrë shumë organike, e dukë qenë se njerëzit në jetë lodhen për të gjetur një punë që t’i ngjajë lojës, kështu e kam bërë e unë televizionin e nuk mendoj se është momenti që të heq dorë ndaj do të më shihni shumë shpejt”, ka shtuar ajo.