MENU
klinika

Hivzi Sulejmani

Shkrimtari që e shkëputi letërsinë nga provincializmi

10.08.2020 - 06:21

Kapitulli i letërsisë shqipe në Kosovë nuk mund të hapet pa Hivzi Sulejmanin. Çdo rrëfim për prozën shqipe, që filloi të lëvrohet kryesisht në vitet ’50, e ka të pashmangshëm penën e shkrimtarit nga Sanxhaku.

Shkrimtaria e tij nuk mund të shkëputet dot nga jeta e tij e pazakontë.

I lindur më 1910 në fshatin Mojstir të Tutinit (rajon tashmë i boshnjakizuar në Sanxhak), por familja e tij herët zhvendoset në Mitrovicë, e tevona dalin edhe në Prishtinë. Në vitin 1933 mbaron studimet në Medresenë e Shkupit, e dy vite më vonë regjistron studimet në Universitetin e Beogradit.

Protestat studentore në Beograd do të krijonin një botëkuptim të ri për Hivziun që vinte nga një Kosovë e kryqëzuar në prapambeturi.

I plazmuar si antifashist në vitet më aktive të rinisë, nga pena e tij do të lindte një prozë e mbushulluar me ngjarje politike, dashuri për shoqërinë e motive të qashtra për një jetë më të mirë.

Për njohësin e letërsisë shqipe, Robert Elsie, Hivziu e përjetësoi vetën e tij si shkrimtar që e shkëputi letërsinë e Kosovës nga ‘fokusi i saj regjional dhe provincializmi’.

Përmbledhja me tregime të shkurtëra ‘Era dhe kolona’ (1959), u pasua me novelën me ngjyrime autobiografike ‘Njerëzit’ (1966) dhe ‘Fëmijët e lumit tim’ (1969).

Presa e censurës që mbretëronre në Jugosllavinë e atyre viteve do të vononte daljen në dritë të shumë prej veprave të tij.

I përkorë me sjelljet e tij, fjalëpak e me shoqëri të rrallë, Hivziu bëri një jetë të veçuar në shtëpinë e tij në fund të Prishtinës, afër parkut të Gërmisë. Mik për kryekreje me vëllezërit Esad e Hasan Mekuli, që po mëkëmbnin letërsinë shqipe në Kosovë, Hivziu krijoi imazhin e një shkrimtari njeridashës. Poezia e tij ‘Dita e ndarjes’ sikur jep kronikën e jetës së tij:

Nëse ka vdekje
Ti je mbi të
Me dashje që të tejjetosh.
Nëse ka amshim
Ti do të jesh përherë ndër ne
Me njerëzi
Me zemër të dlirë
Me menjdembrehtësi.
O, kush më mirë
Na tregoi
Që deri në frymën e fundit
Duhet luftuar
Për Njeriun.

Dhe thellësitë e universit letrar të Hivziut janë sublimimi i gjërave më të shtrenjta: nënës, atdheut…

Portali Konica.al sjell disa shkëputje poetike:

Vdekja e almiseve

Kur vdiq ime nënë
Vdiqën edhe almiset e saj
Vdiq tezgjahu me veglat
Furka me shtizat
Vdiq çerepi, saçi…
S’dëgjoj më zë veku
As që ndiej erë pogaçe
Bukë kallamoqe
Erë flije
Pite lakroqe…
Shumë gjëra vdiqën
Me vdekjen e saj
Kujtimet mbetën vetëm
Kujtimet mallëngjyese
Të palosura palë-palë
Kujtimet e përjetshme
Për nënën time Galë.

Vendi im i Shtrenjtë

I bardhë është vendi im
i bardhë,

I kaltër është qielli im
i kaltër,

I thellë është deti im
i thellë,

E lumenjtë të shpejtë
të shpejtë,

E liqenjtë të argjendtë
të argjendtë,

Vendi im i shtrenjtë
i shtrenjtë