MENU
klinika

Nagib Mahfuz

Shkrimtari që sfidoi vdekjen

18.08.2020 - 06:41

“Mbrëmje e bekuar” është në bërthamë të vëmendjes dhe pasionit, sot, marrë nga vëllimi me tregime dhe novela “Mëngjes trëndafilash” i një prej shkrimtarëve të parë të letërsisë bashkëkohore arabe Nagib Mahfuz. Laureat i çmimit Nobel në letërsi më 1988, ai atë mbrëmje shprehet:

“Unë jam bir i dy qytetërimeve që në një kohë të caktuar kanë bërë një martesë të lumtur. I pari, shtatë mijë vjecar është qytetërimi faranoik; i dyti, një mijë e katërqind vjecar është ai islamik. Ishte fati im zonja dhe zotërinj, të lindja në prehërin e këtyre qytetërimeve dhe të thithja qumështin e tyre, të ushqehesha me letërsinë dhe artin e tyre. Më pas piva nektarin e kulturës tuaj të pasur e mahnitëse. Nga frymëzimi i gjithë kësaj, si dhe ankthet e mija personale, fjalët rrodhën prej meje.”

Lindur më 1911, ai mbetet një nga romancierët më të shquar të shkeullit XX duke vazhduar të botohet në mbarë botën në mbi tridhjetë gjuhë. Në Egjipt cdo publikim i veprave të tij, kthehej menjëherë në ngjarje kulturore për botën arabe. Dhe ashtu zëdhënëse e një islami të moderuar, ajo mbërriti në botën perëndimore thellësisht e ndryshme kundër itegralizimit. Për këtë arsye shkrimtari urrehej dhe akuzohej për blasfemi , sa disa nga veprat e tij, autoritetet e vendit i ndaluan.

“Unë jam në anën e ndërgjegjes – arsyetonte ai – rruga e vetme e shëndetshme në këtë oqean të stuhishëm injorance në të cilin jetojmë”.

Ndaj në ambjentet e Xhihadit u dënua me vdekje. Por asgjë nuk e ndali dhe vijoi me librin “Krahina e të rinjëve” nga më të kontestuarit. Kjo bëri që policia t’i ofrojë mbrojtjë gjë të cilën e refuzoi. Por Xhihadi, përgjatë përvjetorit të gjashtë të cmimit Nobel, e sulmon nëpërmjet një atentati duke e goditur me thikë dy herë në fyt.

Ishte tetor i vitit 1994. Për këtë shtatë ekstremistë islamikë u arrestuan dhe u dënuan me vdekje. Nagib shpëtoi. Për gati një shekull ai rrëfeu Egjiptin duke ndërruar jetë në moshën 94 vjecare.

Por ajo çka e përqas jetën e Mahfuzit, me novelën “Mbrëmje e bekuar” është dashuria me apo pa martesë në një sens. Ai qëndroi beqar deri në moshën 43 vjecare, pasi besonte se martesa me kufizimet e saj klasike do të pengonte të ardhmen e tij letrare dhe se liria nuk do të ekzistonte.

Ndërsa këtu inversi është i pranishëm në gjithë novelën. Flasim për një dashuri, që protagonisti arrin në përfundim, se vëtëm ajo të bën të lumtur. Flasim për një dashuri që rikthehet nga stacioni i rinisë, në atë të pleqërisë me të njëjtën dëshirë. Nga ato që nuk e humb rrugën viteve dhe kur gjen një shteg kthimi në fund të jetës, përfundon në ikje prapë.

“Ëndërrat e mija qenë modeste, ashtu siç mund të jenë ato të një djaloshi të rëndomtë. Unë s’doja gjë tjetër vec të martohesha e ta coja jetën i qetë në gjirin e familjes. Përse vallë m’u shembën shpresat dhe përse gjithcka më shkoi së prapthi? Përse mbeta unë ashtu, një pensionist qyq i vetëm që përveç radios e televizorit dhe kujtimeve që më torturojnë, s’kam me kë bisedoj? Fajin ma ka fati dhe ai duhet nëmur.”

Këto dridhma të imta na i rrëfen personazhi i shkrimtarit qysh në fillim. Dridhma që vijnë prej nënvetëdijes e që regjistrohen në kujtesën e njeriut. Një instikt që zgjohet mes pendesës dhe një arsye në moshë të rritur që nuk di ta shpjegojë këtë, e prapë se prapë rreket të marrë përgjigje.

“Telashet e përditshme t’i largojnë ndjenjat romantike”.

Një rrëfim psiko-analitik nën një frazë refleksioni:

“Nuk ishte fjala këtu për një dashuri të jashtëzakonshme së cilës vitet nuk i bëjnë dot gjë. Dashuri s’kishte më, ajo kishte vdekur. Unë isha në dasmën e Meleqes dhe u ngopa me sehir tamam si një i huaj. Po a s’më thoni si ta mposht vetminë e si ta shuaj unë urinë e këtij epshi të shfrenuar ? Mallkoj e mallkoj prapësitë e fatit mizor që u derdhën mbi vendin tim dhe mbi tërë botën si dhe mbi mua dhe tërë shtëpinë. Mallkoj vendin ku më ra koka.

Gjithashtu pa harruar të pasqyrojë dhe ngjarjet e bashkëkohësisë të Egjiptit:

Nuk ma ha mendja që vendi ynë ta kalojë kaq lehtë këtë krizë.
Do bëje mirë të merakoseshe për krizën që na ka mbërthyer ne të dy ! – e kundërshtova me inat.
Mos harro se vitet ne i kemi të numëruara, ndërsa vendi mund të rrojë dhe me shekuj.
E më pas zgjidhjen ja lyp dashurisë:

“Një parandjenjë më cyt e më thotë se ti je nga ato lloj grash që ende mund të bësh dashuri. Përse most a bëjmë tani atë që fati nuk na la ta bënim më parë?”

“M’u tipos se lumturinë s’do e gjeja as tek gota e verës, as tek këto gra. Ç’u bë vallë ai zjarr që më digjte dhe përvëlonte në prani të Meleqes?”

Një model romani nga ku lexojmë vetëdijen dhe nënvetëdijen e personazheve, gjë e cila i ballafaqon të vërteta lexuesit.

“Ç’mendonte ajo vallë? A thua asnjë nga ato kujtime shpirt robëruese të së kaluarës sonë të bukur nuk poi ringjallej në kujtesë, nuk po i thoshte gjë, nuk po i pëshpëriste gjë? A i frenonte dot vallë ajo mendimet, ashtu sikundër frenoi dhe sjelljen?”

Nagim Mahfus, vdiq në moshën 94 vjeçare. Ky mjeshtër i madhi fjalës së shkruar arabe në kohët moderne u ngjall së bashku me Krishtin, sot, duke na dhuruar magji nga përshkrimet e tij madhështore.