MENU
klinika

"Spitalet e mbipopulluara!"

Shpërthimi në Bejrut/ Rihanna: Fëmijët po flenë në rrugë

14.08.2020 - 15:58

Këngëtarja me famë botërore Rihanna iu bashkua thirrjes për ta ndihmuar Bejrutin pas shpërthimi të fuqishëm ku mbetën më shumë se 200 persona të vdekur dhe 300,000 persona të pastrehë.

Përmes një postimi në Instagram, ku publikoi emrat e katër organizatave, në të cilat qytetarët mund të dhurojnë donacione, teksa shton se shumë familje po flenë në rrugë me fëmijët e tyre pas shpërthimit.

Beirut kohët e fundit ka përjetuar një shpërthim shumë shkatërrues që ka lënë shumë njerëz të vdekur, të plagosur, të shpërngulur nga shtëpitë, familjet që flenë në rrugë me fëmijët e tyre dhe spitalet e mbipopulluara për shkak të fluksit të pacientëve të lënduar që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor, shumë ndërtesa të spitaleve janë dëmtuar! Nëse dëshironi të ndihmoni në reagimin e urgjencës për njerëzit e Beirutit që janë prekur nga kjo, ju lutem mos ngurroni t’i dhuroni ndonjë prej këtyre organizatave @preemptivelove @impact.lebanon @sadalsuudfoundation @savethechildren“, ka shkruar ajo.