MENU
klinika

Vetëm 30 sekonda!

Shpëto një herë e mirë nga sikleti i pastrimit të tualetit!

14.08.2020 - 09:16

Do donim shumë që pastrimi i tualetit të mos kërkonte shumë kohë dhe fuqi. Prandaj, kombinimi i amoniakut dhe peroksidit të hidrogjenit do t’jua lehtësojë punën sa hap e mbyll sytë.

Peroksidi i hidrogjenit njihet për trajtimin e plagëve dhe mund t’ju ndihmojë edhe në punët e shtëpisë. Ai ka fuqinë të shkatërrojë bakteriet, mykun dhe erën e keqe. Mund të përdoret për të pastruar tapetin, sobën ku gatuani, apo për të zbardhur tekstilet, si dhe për të zhdukur njollat e verdha në lavaman, dush apo tualet.

Amoniaku largon njollat e yndyrës dhe të vajit. Por, pavarësisht aftësisë së mrekullueshme për të pastruar, duhet të bëni kujdes, sepse mund t’ju helmojë dhe është i rrezikshëm kur bie në kontakt me syrin apo lëkurën. Kjo është arsyeja pse amoniaku nuk duhet të përzihet kurrë me kimikate të tjera, pasi mund të jetë shumë i dëmshëm.

Ja çfarë ju duhen për recetën:

100 ml amoniak
100 ml peroksid hidrogjeni

Metoda:

Merrni një shishe plastike ose një kavanoz, pastrojeni me ujë dhe thajeni me letra ose me peshqir.
Vishni dorashka, një maskë dhe nëse dëshironi mund të përdorni edhe syze mbrojtëse përpara se të hidhni amoniakun në shishe.
Shtoni peroksid hidrogjeni tek amoniaku.
Përzieni masën në mënyrë të kujdesshme dhe të ngadaltë dhe me kujdes filloni që ta tundni shishen.
Aplikojeni masën aty ku doni dhe lëreni për 10-15 minuta.
Lajeni të gjithë zonën ku e keni aplikuar me ujë të rrjedhshëm.
Sigurohuni që gjatë kësaj procedure të përdorni maskë dhe doreza, sepse amoniaku është helmues dhe lërini dritaret hapur.

Pasi të keni mbaruar më larjen me ujë të rrjedhshëm, këshillohet ta ajrosni të gjithë shtëpinë, duke mbajtur larg tualetit të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes apo kafshët shtëpiake.