MENU
klinika

Arsyet

Shtyhet triologjia Wilder-Fury dhe dueli i Mike Tyson

10.08.2020 - 18:09

Triologjia e peshave të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm. Lajmin e konfirmoi promotori i njohur i boksit Bob Arum, njëkohësisht edhe menaxheri i Fury.

Arum tha se sfida do të shtyhet për në shkurt të 2021-shit, me shpresën që ajo të zhvillohet në prani të shikuesve. Sipas tij, data 19 dhjetor që ishte parashikuar të zhvillohej dueli i tretë, nuk garanton shikuesit për shkak të pandemisë së Covid-19.

Gjasat janë që kjo përballje ta zhvillohet javën e parë të shkurtit 2021 edhe pse për momentin nuk ka asgjë zyrtare. Fury, kampion bote në peshën e rëndë, mposhti Wilder me “KO teknik” në duelin e dytë të zhvilluar në shkurt të këtij viti, duke i marrë titullin kampion bote.

Ndërkohë që, dueli i parë mes tyre u mbyll në barazim. Problem për Fury do të jetë WBC, titullin e të cilit ai mban, që kërkon ta zhvillojë këtë sfidë brenda këtij viti.

Edhe rikthimi në ring i boksierit amerikan Mike Tyson, ish-kampion bote në peshën e rëndë, është shtyrë për më 28 nëntor. “Majku i Hekurt” do të duelonte më 12 shtator ndaj Rey Jones Jr, një duel “shoë” me 8 raunde, që do të shënonte rikthimin në ring në moshën 54-vjeçare të legjendës së boksit.

Gjithsesi, palët kanë rëndë dakord për ta shtyrë me dy muaj këtë sfidë, në mënyrë që ajo të zhvillihet me publik. Kjo mendohet të jetë një nga arsyet, pasi ende nuk dihen shkaqet reale të shtyrjes së sdës, që ishte planikuar të zhvillohej në Carson të Kalifornisë, pas një muaji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshja e legjendave më 12 shtator

Rregullat e duelit të Tyson me Roy Jones Jr