MENU
klinika

"E premtja e shenjtë" e 1998-ës

Shuhet nobelisti i paqes në Irlandën e Veriut

03.08.2020 - 14:28

        John Hume, një katolik i moderuar, i cili ka fituar çmimin “Nobel” për paqen, për rolin e tij në pajtimin në Irlandën e Veriut, vdiq sot në moshën 83-vjeçare, njoftoi familja e tij.

“John Hume vdiq në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje prej disa kohësh”, – theksoi në një komunikatë familja e ish-liderit nacionalist katolik, laureati i çmimit “Nobel” për paqen në 1998, viti i nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, e ashtuquajtur “E premtja e shenjtë”, me drejtuesin protestant të Partisë Unioniste të Ulster, David Trimble.


Ish-liderit katolik nacionalist, iu dha Nobeli për Paqe, në vitin 1998, së bashku me liderin protestant të Partisë Unionist Ulster, David Trimble, në njohje të përpjekjeve të tyre, për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore gjatë 30 viteve të trazirave që shkaktuan më shumë se 3 500 viktima.

Ish-mësuesi, spikati gjatë lëvizjes për të drejtat civile, në vitin 1968. Ai ishte një nga anëtarët themelues të Partisë Demokratike Sociale dhe të Punës (SDLP) në vitin 1970. U bë lider i partisë në vitin 1979, post nga i cili, u lirua në nëntor të vitit 2001. Hume vuante nga dementia, prej shumë vitesh.

Disa vjet më parë, në prill të vitit 1998, u arrit marrëveshja për paqe, e ashtuquajtur si “E premtja e shenjtë”, u arrit në Belfast mes Londrës, Dublinit dhe partive protestante dhe katolike.