MENU
klinika

Martuar dhe i ndarë me 6 gra, ka 11 fëmijë

Si e shkatërroi Holyfield pasurinë 222 mln euroshe

12.08.2020 - 20:14

Nuk është i vetmi sportist apo boksier në vecanti që thuajse të ketë falimentuar, edhe pse më parë ka fituar milionë, madje deri në 222 milionë euro. Fjala është Evander Holyeld, që e fitoi shumën e lartpërmendur gjatë karrierës së tij si boksier.

Ai ka qenë kampion bote i peshave të rënda, ku mjafton të përmendim dy fitoret me Mike Tyson. Megjithatë, sot, kur në moshën 57 vjeç po përgatitet të kthehet në ring për disa ndeshje bamirësie, ka humbur një pjesë të madhe të pasurisë së tij.

Investimet e këqija në veçanti kanë dobësuar ndjeshëm portofolin e tij. Siç ka bërë të ditur The Sun, vetëm shkrirja e shtëpisë diskograke “Real Deal Records” i ka kushtuar 2.5 milionë dhe 8 të tjerë i ka humbur duke investuar në një zinxhir restorantesh.

 

Në 2008-ën situata e tij financiare është rënduar aq shumë sa ka humbur vilën e tij me 12 dhoma gjumi në Atlanta. Arsyeja ka qenë mospagesa e kredisë mbi 11 milionë euro. Shtëpia i është shitur reperit Rick Ross për pak më shumë se 6.3 milionë dollarë.

Tani, Holyeld, babai i 11 fëmijëve me gjashtë gra të ndryshme, jeton në një apartament me dy dhoma, me shpenzime normale. “Kur nuk ke të tjerë që të kujdesen për ty, të gjithë marrin diçka për vete. Po vidhnin, vidhnin dhe vidhnin”, – ka thënë Holyfield duke folur për ish-gratë.

“Është e vështirë të biesh dhe tani është shumë vonë. Në atë kohë isha budalla, por tani nuk jam më” – shtoi Holyfield, që vetëm nga rikthimi në ring në ndeshjen e parë mund të përfitojë të paktën 10 milionë dollarë. Jo pak për një 57 vjecar…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson