MENU
klinika

A duhej ruajtur identiteti i qyteteve tona?

Si ishin qytetet e gjyshërve tanë?

19.08.2020 - 06:04

Duke gjurmuar në fondin e bibliotekës franceze, në seksionin Gallica, zbuluam disa foto të rralla të qyteteve shqiptare. Shumë pyetje lindin duke parë këto foto. Si ishte Shqipëria e atyre viteve? Çfarë është ruajtur sot nga e shkuara jonë? A duhej ruajtur identiteti i qyteteve tona? Pyetje që lindin vetvetiu…Gjithsesi le të hulumtojmë të kaluarën për të ndjerë ca nostalgji për parardhësit e këtij vendi, me histori dhe kulturë të lashtë…

Tirana

Origjina e emrit: (Katër variantet) “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujërat nga malet përreth.

“Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.

“Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.

Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.

Me siguri dihet që për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Themeluar: 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini.

Gjurmët më të vjetra: Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi. Nga faktet e gjetura në rrënojat e një kështjelle ka mundësi të bëhet fjalë mbi një kështjellë të cilën Prokopi von Caesarea në shekullin e gjashtë e ka quajtur “Tirkan”.

Shpallet kryeqytet: 20 shkurt 1920

Objektet kryesore: Të gjitha institucionet shtetërore më të rëndësishme të shtetit, kështjella e Petrelës, Kalaja e Pezës, Xhamia e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, Muzeu Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve.

Durrësi

Origjina e emrit: Durrahium

Emra të mëparshëm: Epidamus

Themeluar: Në vitin 627 para Lindjes së Krishtit.

Pushtuar: në 314 B.C. nga Aleksandri i Maqedonisë dhe në vitin 229 B.C. ai u pushtua nga romakët, më pas nga otomanët, serbët dhe italianët.

Objekte kryesore: Amfiteatri, Forumi bizantin, Muzeu Arkeologjik ku janë të paraqitura periudhat greke dhe romake, Torra Veneciane, Xhamia e Fatihut, Monumenti i Rezistencës, Muzeu Etnografik etj.

Karakteristika:

-Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti Dyrrah u ndërtua nga ilirët, taulantët, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike.

– Në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është zhvilluar beteja e famshme mes Çezarit dhe Pompeut

– Në vitin 1200, pas një cunami, qyteti nuk është banuar për 6 vjet

-Ka qenë kryeqytet:

-Ka portin më të madh në Shqipëri

Shkodra

“Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Evropës” – Ismail Kadare

Orgjinë e emrit: Skodrin, ose vendi ku shkon Drini, Skutari

Themelimi: Mes shekullit të 5-të dhe 6-të para Krishtit

Gjurmët e vjetra: Paleoliti (guri i vjetër), Neoliti.

Ka qenë kryeqytet i mbretërisë ilire në 181 Para Krishtit,

Pushtuar: Në vitin 168 nga Roma, sllavët, bullgarët, Venediku, turqit, serbët, malazezët, italianët, gjermanët.

Objektet kryesore: Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik, Fototeka Marubi, etj.