MENU
klinika

Përgjgjet mjeku

Si të heq dhimbjen e barkut?

29.08.2020 - 07:29

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të heq dhimbjen e barkut?

Përgjigjet mjeku: Nuk është vetëm një përrallë e moçme, por xhenxhefili ka me të vërtetë fuqi shëruese. Erëza djegëse qetëson sistemin tretës (që ndihmon në tretjen e ushqimit), duke lehtësuar kështu dhimbjet e stomakut. Kjo erëz mund të jetë sidomos e dobishme për gratë që janë në muajt e parë të shtatzënisë, pasi largon të përzierat.

Ajo ndihmon për të normalizuar funksionet e zorrëve dhe stomakut, sidomos gjatë muajve të parë të shtatzënisë. Xhenxhefili mund të përdoret gjithashtu para se të niseni në udhëtim me makinë, për të shmangur të përzierat.

Sipas Lily Soutter, eksperte e dietave dhe rënies në peshë, xhenxhefili mund të transformojë çehren e një njeriu.

“Xhenxhefili u jep shkëlqim fytyrës dhe flokëve”, thotë ajo. “Kjo sepse xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut, duke u dhënë mundësi organeve që të marrin lëndët ushqyese të nevojshme”.

Për të lehtësuar dhimbjet e stomakut apo larguar të përzierat, pini një çaj të ngrohtë me xhenxhefil.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.