MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të largoj mykun e krijuar nga antibiotikët?

04.08.2020 - 06:58

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Më është dashur që herë pas here për bajamet të marr cepurinë, kapsula. Më jepni një rekomandim me çfarë kure mund të heq mykun që mund të krijohet nga antibiotikët?

Përgjigjet mjeku:  Duhet bërë kultura e mbjelljes për të gjetur çfarë lloj mikrobi, çfarë lloj myku është dhe mbi këtë lloj përcaktohet edhe çfarë lloj mjekimi që duhet marrë për t’u shëruar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.