MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të parandaloj problemet e mishrave të dhëmbëve?

01.08.2020 - 09:13

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të parandaloj problemet e mishrave të dhëmbëve?

Përgjigjet mjeku: Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve më të përhapura janë perodontale. Një nga shkaqet kryesore të këtyre problemeve është higjiena e keqe e gojës. Nga higjiena e keqe e gojës krijohen ato pllakat, pra gurëzat. Këto nuk janë gjë tjetër veçse mbeturina ushqimore të forcuara, të cilat në vetvete kanë dhe baktere. Këto dëmtojnë mishrat dhe kockën. Mishrat bëhen me gjak dhe dhëmbi mund të lëvizë. Duhet të tregojmë kujdes me higjienën e gojës. Duhet bërë një pastrim profesional tek dentist.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.