MENU
klinika

Përgjgjet mjeku

Si të shpëtoj nga dhimbja e kokës pa ilaçe?

29.08.2020 - 07:27

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të shpëtoj nga dhimbja e kokës pa ilaçe?

Përgjigjet mjeku: Trajtimet natyrale mund të jenë po aq efektive sa ilaçet, me avantazhin e vetëm që nuk kanë efekte anësore. Nëse keni dhimbje koke, mund t’i lehtësoheni ato me trajtime natyrale, në vend të ilaçeve.

Ujë me kripë dhe limon

Kjo recetë mund të lehtësojë dhimbjet e kokës sepse i jep trupit elektrolitet dhe mineralet që i nevojiten, si dhe rrit nivelet e energjisë.

Përbërësit:

2 limona
Shumë pak kripë deti
1 filxhan ujë (200 ml)
Përgatitja:

Tek një gotë me ujë (të jetë në temperaturën e ambientit) shtrydhni limonin dhe hidhni edhe pak kripë.
Konsumojeni sapo t’ju fillojnë dhimbjet e kokës.
Çaj kamomili

Çaji i kamomilit ka veti anti-inflamatore dhe lehtësuese të dhimbjeve të shkaktuara në kokë dhe qafë.

Përbërësit:

6 lugë gjelle pluhur nga lulet e kamomilit të thatë (60 g)
500 ml ujë
Përgatitja

Në një enë hidhni ujin dhe kamomilin dhe lëreni të ziejë.
Pasi të vlojë hiqni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 10 minuta.
Kullojeni lëngun dhe pini nga tre herë në ditë nga një filxhan me çaj kamomili.

Çaj rozmarine

Rozmarina është një erzë tipike e Mesdheut, e njohur për përdorim kurues, por edhe simbolik. Ajo mban nën kontroll dhimbjet dhe inflamacionin.

Përbërësit:

2 lugë gjelle rozmarinë (20 g)

1 filxhan ujë (200 ml)

Përgatitja:

Zieni ujin, shtoni rozmarinën dhe lëreni të tretet për 10 minuta.
Konsumojeni këtë çaj sapo të fillojnë dhimbjet e kokës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.