MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i largoj dhimbjet e “nervit shiatik”?

09.08.2020 - 07:39

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si t’i largoj dhimbjet e “nervit shiatik”?

Përgjigjet mjeku: Këtu janë disa mënyra natyrale që mund të ju ndihmojnë për të kuruar inflamacionin dhe për të luftuar dhimbjen që shkaktohet nga nervi shiatik.

Akupunktura: është një trajtim alternativ. Ajo stimulon rrjedhjen e energjisë dhe përmirëson funksionin e qelizave nervore. Disa njerëz e shohin efektin pas vetëm një seance, por për shumicën e njerëzve duhen disa seanca. Akupunktura mund të përdoret gjithashtu për trajtimin e shumë sëmundjeve, të tilla si lehtësimin e migrenës, trajtimin e stresit, madje edhe për të ndaluar pirjen e duhanit.

Pako akulli: (ose një paketë bizele të ngrira). Mbështillini në një peshqir, aplikojeni për 20 minuta në zonën e prekur, çdo dy orë, deri sa dhimbja të zhduket.

Temperaturat alternative: dhe pse pakoja e akullit ju hyn në punë për të gjetur lehtësimin e çastit, nervi shiatik qëndron thellë brenda trupit dhe akulli nuk mund të kurojë inflamacionin e brendshëm. Aplikoni një paketë akulli vetëm (gjithnjë akulli duhet të jetë i mbështjellë me një copë, jo direkt në mish) pasi keni bërë një dush shumë të nxehtë. Temperaturat alternative rrisin qarkullimin e gjakut dhe mund t’ju ndihmojnë për të redukuar inflamacionin e brendshëm duke ndihmuar në procesin e shërimit.

Joga: pasiviteti përkeqëson problemin. Disa njerëz raportojnë përmirësime nëpërmjet aktivizimit të trupit përmes jogës. Këto ushtrime rrisin fluksin e gjakut, forcojnë muskujt dhe përmirësojnë lëvizshmërinë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.