MENU
klinika

"E njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë"

Situata në Kakavijë, reagon sërish Rama: Kemi biseduar me palën greke

15.08.2020 - 20:38

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Kakavijë.

Rama shprehet se kanë biseduar me zyrtarët grekë të cdo niveli, që përgjigjet për situatën në kufijtë e Greqisë.

foto galeri

Kreu i qeverisë thekson se përgjigja që është marrë ka qenë se e njëjta situatë paraqitet në të gjithë kufijtë e Greqisë, dmth edhe me shtete të tjera, jo vetëm me Shqipërinë.

“Gjatë gjihë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëluptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë.

Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”, shkruan Rama.

Situata në Kakavijë vazhdon të jetë problematike, ndërsa në kulmin e fluksit, radha e makinave shkoi mbi 20 kilometër.