MENU
klinika

Tensione mes qytetarëve

Situatë dramatike në Kakavijë

14.08.2020 - 09:36

Një situatë dramatike dhe absurde.

Radhët e gjata në Kakavijë vijojnë, dëshmitarët thonë se është rritur tensioni dhe po shfaqen konfliktet e para. Autobusët dhe taksistët po i lënë pasagjerët larg pikës kufitare dhe ata kanë lëvizur më këmbë. Kjo gjë ka shkaktuar indinjatë mes shoferëve dhe pasagjerëve. Policia është e pranishme por nuk ka sqarime.

Formularët të cilët pasagjerët duhet të paraqesin në pikën kufitare skadojnë dhe duhen formularët e rinj.

Është një situatë absurde, ndodhen familje, me fëmijë, të moshuar, nuk ka as ujë, as pika shitjeje. Situata është e njohur për palën greke por asnjë reagim dhe as ndonjë ndërhyrje nga pala shqiptare, thuhet nga të pranishmit ne vend.