MENU
klinika

Koronavirusi/ PD denoncon

“Situatë katastrofike e Covid, mjekët janë infektuar masivisht”

09.08.2020 - 15:02

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në Elbasan është një situatë katastrofike.

Boci thekson se shumë mjekë janë infektuar me Covid-19 në këtë qark, ndërsa shton se situata është totalisht në rënie të lirë.

Postimi i Luciano Bocit:

Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan. Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv. Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit.

Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve. Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.

Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta. Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit.

Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata.