30.08.2020 - 10:02
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka kujtuar të pagjeturit në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
Osmani është shprehur se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, teksa nuk dihet për fatin e të pagjeturve, të cilët thotë se ky shtet i mori dhunshëm.
“Paqe nuk do të ketë përderisa secila nënë e baba nuk e gjen fëmijën e vet e përderisa secili fëmijë nuk e gjen prindin e vet të zhdukur. Paqja ndër-shtetërore e ka parakusht paqen shpirtërore të 1641 familjeve në Kosovë!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Cili nga kandidatët për kryeministër nis bisedimet?